“On Certain Amendments to Law No. 99/2024, “On Inspection in the Republic of Albania”
Law no. 50/2026, dated 8 May 2026, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 50/2026
- Date of adoption
- 8 May 2026
- Published in the Official Journal
- no. 116, 5 June 2026
- Enters into force
- 20 June 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2026-06-05
LIGJ
Nr. 50/2026
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 99/2024,
“PËR INSPEKTIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në pikën 1 të nenit 12 fjalët “në varësi të Kryeministrit” zëvendësohet me fjalët “në varësi të
ministrit përgjegjës për ekonominë”.
Në shkronjën “d” të nenit 18 fjalët “Këshillit të Ministrave” zëvendësohen me fjalët “ministrit
përgjegjës për ekonominë”.
Neni 2
Neni 3
Në nenin 40 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 1 fjalët “jo më vonë” zëvendësohen me fjalët “jo më pak”.
2. Në pikën 2 bëhen ndryshimet si më poshtë:
a) në shkronjën “c” fjalët “në pikën 5” zëvendësohen me fjalët “në pikën 6”;
b) në shkronjën “ç” fjalët “në pikën 1” zëvendësohen me fjalët “në pikat 1 dhe 2”.
Në pikën 7 të nenit 42 fjalët “jo më vonë” zëvendësohen me fjalët “jo më pak”.
Neni 4
Neni 5
Në pikën 2 të nenit 43 fjalët “në pikën 6” zëvendësohen me fjalët “në pikën 9”.
Neni 6
Në pikën 2 të nenit 105 fjalët “jo më vonë” zëvendësohen me fjalët “jo më pak”.
Neni 7
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 8.5.2026.
Shpallur me dekretin nr. 334, datë 1.6.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.