Law

On certain amendments to Law No. 133/2015, “On the Treatment of Property and the Completion of the Property Compensation Process”, as amended

Law no. 12/2025, dated 17 February 2025, issued by Assembly of Albania.

Number
12/2025
Date of adoption
17 February 2025
Published in the Official Journal
no. 44, 4 March 2025
Enters into force
19 March 2025
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2025-03-04

LIGJ

Nr. 12/2025

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 133/2015, “PËR TRAJTIMIN E PRONËS

DHE PËRFUNDIMIN E PROCESIT TË KOMPENSIMIT TË PRONAVE”,

I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të

pronave”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në pikën 1, të nenit 11, fjalët “në 10 vjet” zëvendësohen me fjalët “deri në vitin 2028”.

Neni 2

Në pikën 1, të nenit 15, fjalët “brenda datës 31.12.2024” zëvendësohen me fjalët “brenda datës

31.12.2027”.

Neni 3

Në pikën 6, të nenit 16, fjalët “brenda një afati prej 10 (dhjetë) vjetësh nga momenti i hyrjes në fuqi

të këtij ligji.” zëvendësohen me fjalët “deri më 31.12.2028.”.

Neni 4

Në pikën 1, të nenit 34, fjalët “brenda datës 31.12.2024” zëvendësohen me fjalët “brenda datës

31.12.2027”.

Neni 5

Në tabelën që pasqyrohet në shtojcën 2, të ligjit nr. 133/2015,

i ndryshuar, kolona “viti 10”

zëvendësohet me kolonat e mëposhtme:

viti 10

3

viti 11

5,3

viti 12

5,3

viti 13

7,63

Neni 6

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.2.2025.

Shpallur me dekretin nr. 79, datë 28.2.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.