On Animal-Origin By-Products
Law no. 56/2026, dated 4 June 2026, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 56/2026
- Date of adoption
- 4 June 2026
- Published in the Official Journal
- no. 135, 26 June 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2026-06-26
LIGJ
Nr. 56/2026
PËR NËNPRODUKTET ME ORIGJINË SHTAZORE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti dhe qëllimi
1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të shëndetit publik e të shëndetit të kafshëve
për nënproduktet me origjinë shtazore dhe për produktet derivate.
2. Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e për
shëndetin e kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit
ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për:
a) nënproduktet me origjinë shtazore dhe produktet derivate, të cilat janë përjashtuar nga konsumi
për njerëzit sipas rregullave të këtij ligji;
b) produktet të cilat pas vendimit përfundimtar të marrë nga operatori i biznesit ushqimor nuk
përdoren më si ushqim për njerëz, ku përfshihen:
i. produkte me origjinë shtazore, që ishin të destinuara për konsum nga njerëzit, sipas kërkesave
të legjislacionit për ushqimin;
ii. lëndë të para për prodhimin e produkteve me origjinë shtazore.
2. Ky ligj nuk zbatohet për nënproduktet me origjinë shtazore, si më poshtë:
a) kadavra të plota ose pjesë të kafshëve të egra, të ndryshme nga kafshët e gjuetisë, të cilat nuk
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.