On Electronic Information on Goods Transport
Law no. 60/2026, dated 18 June 2026, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 60/2026
- Date of adoption
- 18 June 2026
- Published in the Official Journal
- no. 137, 30 June 2026
- Enters into force
- 30 December 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2026-06-30
LIGJ
Nr. 60/2026
PËR INFORMACIONIN ELEKTRONIK TË TRANSPORTIT TË MALLRAVE1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj ka për qëllim promovimin e digjitalizimit në fushën e transportit të mallrave dhe
reduktimin e kostove administrative për transportin e mallrave nëpërmjet pranimit të informacionit
rregullator shoqërues gjatë transportit të mallrave në formë elektronike.
2. Ky ligj krijon kuadrin ligjor për komunikimin elektronik të informacionit rregullator ndërmjet
operatorëve ekonomikë përkatës dhe autoriteteve kompetente, lidhur me transportin e mallrave në
territorin e Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Objekti
1. Ky ligj vendos kushtet mbi bazën e të cilave autoritetet kompetente janë të detyruara të pranojnë
informacionin rregullator kur informacioni vihet në dispozicion në mënyrë elektronike nga operatorët
ekonomikë përkatës, si dhe rregullat për ofrimin e shërbimeve që lidhen me vënien në dispozicion
në mënyrë elektronike të informacionit rregullator nga operatorët ekonomikë përkatës për autoritetet
kompetente.
2. Ky ligj përcakton kërkesat që platformat dhe shërbimet eFTI duhet
të sigurojnë
ndërveprueshmërinë me infrastrukturën kombëtare të sistemeve të teknologjisë së informacionit e të
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.