On Transplantation of Tissues, Cells and Organs in the Republic of Albania
Law no. 10454, dated 21 July 2011, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10454
- Date of adoption
- 21 July 2011
- Published in the Official Journal
- no. 107, 9 August 2011
- Enters into force
- 24 August 2011
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2011-08-09
LIGJ
Nr.10 454, datë 21.7.2011
PËR TRANSPLANTIMIN E INDEVE, TË QELIZAVE DHE TË ORGANEVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim të garantojë respektimin e standardeve të cilësisë dhe të sigurisë gjatë kryerjes së veprimtarisë së transplantimit të indeve, qelizave dhe organeve me origjinë njerëzore, të realizuara në Republikën e Shqipërisë, për ruajtjen e shëndetit publik.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton:
a) shërbimet themelore të përfshira në veprimtarinë e transplantimit të indeve, qelizave dhe organeve;
b) organizimin, funksionimin, inspektimin, licencimin dhe akreditimin e strukturave shëndetësore, të përfshira në veprimtarinë e transplantimit të indeve, qelizave dhe organeve;
c) programimin dhe bashkërendimin e punës në këtë fushë;
ç) normat e cilësisë dhe të sigurisë për indet, qelizat dhe organet njerëzore.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet në të gjitha strukturat shëndetësore që ushtrojnë veprimtari në fushën e transplantimit të organeve, indeve dhe qelizave, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ky ligj zbatohet për të gjitha transplantimet që kryhen:
a) brenda të njëjtit individ nga një pjesë e trupit te një tjetër;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.