Law

On Official Controls and Other Official Activities Carried Out to Ensure Compliance with Legislation on Food and Feed, Animal Health and Welfare Regulations, as well as Plant Health and Plant Protection Products Regulations in the Republic of Albania

Law no. 61/2026, dated 30 June 2026, issued by Assembly of Albania.

Number
61/2026
Date of adoption
30 June 2026
Published in the Official Journal
no. 144, 3 July 2026
Enters into force
18 July 2026
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2026-07-03

LIGJ

Nr. 61/2026

PËR KONTROLLET ZYRTARE DHE AKTIVITETE TË TJERA ZYRTARE TË

KRYERA PËR TË GARANTUAR ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT PËR USHQIMIN

DHE USHQIMIN PËR KAFSHË, TË RREGULLIMEVE PËR SHËNDETIN

E MIRËQENIEN E KAFSHËVE, SI DHE PËR SHËNDETIN E BIMËVE

E TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

TITULLI I

OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat e përgjithshme dhe të veçanta, parimet e kërkesat që lidhen me

kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare, si dhe përcakton përgjegjësitë, financimin e

kontrolleve zyrtare dhe procedurat për kryerjen e kontrolleve zyrtare për të garantuar një nivel të

lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve, mirëqenien e kafshëve dhe sa u

përket OMGJ-ve dhe produkteve për mbrojtjen e bimëve, si dhe mjedisit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj përcakton rregullat për:

a) kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe aktiviteteve të tjera zyrtare nga autoritetet kompetente të

Republikës së Shqipërisë;

b) financimin e kontrolleve zyrtare;

c) miratimin dhe zbatimin e kushteve që duhet të përmbushin kafshët dhe mallrat që hyjnë në

territorin e Republikës së Shqipërisë;

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.