ON THE ELECTRONIC SUPERVISION OF PERSONS WHOSE MOVEMENT IS RESTRICTED BY COURT ORDER
Law no. 10494, dated 22 December 2011, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10494
- Date of adoption
- 22 December 2011
- Published in the Official Journal
- no. 177, 31 December 2011
- Enters into force
- 1 April 2012
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2011-12-31
LIGJ
Nr.10 494, datë 22.12.2011
PËR MBIKËQYRJEN ELEKTRONIKE TË PERSONAVE, TË CILËVE
U KUFIZOHET LËVIZJA ME VENDIM GJYQËSOR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave.
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për realizimin e mbikëqyrjes elektronike,
në funksion të kontrollit të zbatimit të urdhërimeve që përmban një vendim gjyqësor, që cakton
një nga alternativat e dënimit me burgim, dënim plotësues, një nga llojet e masave shtrënguese,
apo një urdhër mbrojtjeje ose urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është rritja e sigurisë publike dhe garan timi i ekzekutimit efektiv të
vendimeve gjyqësore.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe në dispozita të veçanta të
tij, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Mbikëqyrje elektronike ose ME” është mekanizmi që garanton zbatimin efektiv të
vendimit gjyqësor, nëpërmjet përcaktimit në kohë reale të vendndodhjes së një personi, me anë të
përdorimit të mjeteve elektronike të vendosura në trupin e tij.
b) “Organi që realizon ME-në” është personi juridik, publik ose privat, që realizon ME-
në, sipas përcaktimeve të këtij ligji.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.