Law

ON MENTAL HEALTH

Law no. 44/2012, dated 19 April 2012, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 15 February 2021.

Number
44/2012
Date of adoption
19 April 2012
Published in the Official Journal
no. 53, 16 May 2012
Enters into force
31 May 2012
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2012-05-16

LIGJ

Nr. 44/2012

PËR SHËNDETIN MENDOR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit mendor, parandalimin e problemeve që

lidhen më të, garantimin e të drejtave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për personat me çrregullime të

shëndetit mendor.

Neni 2

Objekti

Ky ligj përcakton procedurën dhe kushtet për mbrojtjen e shëndetit mendor, nëpërmjet sigurimit të

kujdesit shëndetësor, sigurimit të një mjedisi social të përshtatshëm për personat me çrregullime të shëndetit

mendor dhe nëpërmjet politikave parandaluese për mbrojtjen e shëndetit mendor.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Shëndet mendor” është aftësia për të menduar dhe mësuar, si dhe aftësia e një individi për të

kuptuar e jetuar me emocionet e veta dhe reagimet e të tjerëve.

2. “Çrregullim i shëndetit mendor” është çrregullimi thelbësor i mendimit, perceptimit, orientimit ose

kujtesës, që dëmtojnë sjelljen, gjykimin, kapacitetin për të njohur realitetin ose aftësinë e personit për të

përmbushur kërkesat e jetës, çka e bën atë mendërisht të sëmurë, ose është prapambetja mendore, kur

shoqërohet me sjellje agresive patologjike ose seriozisht të papërgjegjshme.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 14 February 2013 · 61/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, datë 19.4.2012 “Për shëndetin mendor”
  2. 15 February 2021 · 20/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”, të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.