ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 9232, DATED 13.5.2004, “ON SOCIAL PROGRAMMES FOR HOUSING URBAN RESIDENTS”, AS AMENDED
Law no. 54/2012, dated 10 May 2012, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 54/2012
- Date of adoption
- 10 May 2012
- Published in the Official Journal
- no. 61, 5 June 2012
- Enters into force
- 20 June 2012
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2012-06-05
LIGJ
Nr. 54/2012
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9232, DATË 13.5.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE PËR STREHIMIN E BANORËVE TË ZONAVE URBANE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT”.
Neni 2
Në nenin 1, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Ky ligj e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”.
Neni 3
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Pika 11 ndryshohet si më poshtë:
“11. “Persona juridikë privatë” janë shoqëritë, shoqatat, fondacionet dhe entet e tjera me karakter privat, të cilat e fitojnë personalitetin juridik në mënyrën e caktuar nga legjislacioni në fuqi.”.
2. Pas pikës 17 shtohen pikat 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26 e 27 me këtë përmbajtje:
“18. “Emigrant i rikthyer” janë kategoritë e përcaktuara në ligjin nr. 9668, datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”.
19. “Punëtor emigrant” janë kategoritë e përcaktuara në ligjin nr. 9555, datë 8.6.2006 “Për ratifikimin e konventës europiane “Për statusin ligjor të punëtorëve emigrantë””.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.