ON AN AMENDMENT TO LAW NO. 8438, DATED 28.12.1998, “ON INCOME TAX”, AS AMENDED
Law no. 71/2012, dated 28 June 2012, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 71/2012
- Date of adoption
- 28 June 2012
- Published in the Official Journal
- no. 89, 31 July 2012
- Enters into force
- 1 January 2013
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2012-07-31
LIGJ
Nr. 71/2012
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës , me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, fjalia e parë e nenit 30
ndryshohet si më poshtë:
“1. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore,
këstet tremujore të tatimin mbi fitimin, brenda datës 30 mars për muajt janar, shkurt dhe mars, brenda datës 30
qershor për muajt prill, maj dhe qershor, brenda datës 30 shtator për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe brenda
datës 30 dhjetor për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, jo më vonë
se data 15 e çdo muaji, në shumat si më poshtë:”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2013.
Miratuar në datën 28.6.2012
Shpallur me dekretin nr.7720, datë 20.7.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir
Topi
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.