ON CERTAIN ADDITIONS TO LAW NO. 9975, DATED 28.7.2008, “ON NATIONAL TAXES”, AS AMENDED
Law no. 83/2012, dated 13 September 2012, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 83/2012
- Date of adoption
- 13 September 2012
- Published in the Official Journal
- no. 127, 1 October 2012
- Enters into force
- 1 October 2012
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2012-10-01
LIGJ
Nr. 83/2012
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008
“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:
“8. Taksa e ambalazheve njëpërdorimshe të plastikës dhe të qelqit.”.
Neni 2
Në nenin 4, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:
“8. a) Taksa e ambalazheve njëpërdorimshe të plastikës caktohet në masën 100 lekë/kg dhe
zbatohet si në import, ashtu edhe në prodhimin vendas. Vetëm për industrinë vendase të riciklimit, taksa
për ambalazhet, të prodhuara nga riciklimi i mbetjeve plastike të gjeneruara në vend, caktohet në masën
50 lekë/kg.
Këto ambalazhe e kanë përmbajtjen prej lënde të parë plastike, sipas klasifikimit të dhënë në
kapitullin 39 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave në fuqi . Kjo taksë zbatohet për të gjithë artikujt
prej plastike njëpërdorimësh që importohen, të përcaktuar në kapitujt, krerët, nënkrerët dhe kodet tarifore
të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, përkatësisht sipas aneksit 1 bashkëlidhur këtij ligji.
Kjo taksë mblidhet nga administrata doganore në momentin e importit në rastet kur importohen:
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.