On certain additions to Law No. 8443, dated 21.1.1999, “On Viticulture, Winemaking and Other Products Derived from Grapes”, as amended
Law no. 63/2013, dated 14 February 2013, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 63/2013
- Date of adoption
- 14 February 2013
- Published in the Official Journal
- no. 31, 12 March 2013
- Enters into force
- 27 March 2013
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 63/2013
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8443, DATË 21.1.1999 “PËR VRESHTARINË, VERËN DHE
PRODUKTET E TJERA QË RRJEDHIN NGA RRUSHI”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8443, datë 21.1.1999 “Për vreshtarinë, verën dhe produktet e tjera që rrjedhin nga
rrushi”, të ndryshuar, bëhen shtesat si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 33, pas shkronjës “e” shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
“Masa administrative e gjobës është dënim kryesor, ndërsa masat e bllokimit dhe asgjësimit janë
dënime plotësuese.
Kundër vendimit të Inspektorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mund të bëhet ankim, në përputhje
me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 2
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.2.2013
Shpallur me dekretin nr. 8022, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.