Law

ON THE RATIFICATION OF THE “ARMS TRADE TREATY”

Law no. 6/2014, dated 30 January 2014, issued by Assembly of Albania.

Number
6/2014
Date of adoption
30 January 2014
Published in the Official Journal
no. 20, 28 February 2014
Enters into force
15 March 2014
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2014-02-28

LIGJ

Nr. 6/2014

PËR RATIFIKIMIN E “TRAKTATIT PËR TREGTINË E ARMËVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Traktati për tregtinë e armëve”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 30.1.2014

Shpallur me dekretin nr. 8499, datë 18.2.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Organizata e Kombeve të Bashkuara A/CONF.217/2013/L.3

| Asambleja e Përgjithshme | | Shpërnd.: E kufizuar 27 mars 2013 Origjinali: Anglisht

Konferenca përfundimtare e Kombeve të Bashkuara

për Traktatin për Tregtinë e Armëve

Nju-Jork, 18 - 28 mars 2013

PROJEKTVENDIM

DORËZUAR NGA PRESIDENTI I KONFERENCËS PËRFUNDIMTARE

Konferenca përfundimtare e Kombeve të Bashkuara për Traktatin për Tregtinë e Armëve,

miraton tekstin e Traktatit për Tregtinë e Armëve, që i është bashkëngjitur këtij vendimi.

SHTOJCA

TRAKTATI PËR TREGTINË E ARMËVE

Parathënie

Shtetet palë të këtij Traktati,

udhëhequr nga qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara,

duke marrë parasysh nenin 26 të Kartës së Kombeve të Bashkuara që kërkon të nxisë vendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare për burimet njerëzore dhe ekonomike në botë, me devijim sa më të vogël të armatimeve;

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.