ON THE APPROVAL OF A LOAN IN THE AMOUNT OF 295,420,000 SDR GRANTED BY THE INTERNATIONAL MONETARY FUND TO ALBANIA FOR THE 36-MONTH EXTENDED FUND FACILITY (EFF) PROGRAM
Law no. 33/2014, dated 3 April 2014, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 33/2014
- Date of adoption
- 3 April 2014
- Published in the Official Journal
- no. 49, 10 April 2014
- Enters into force
- 10 April 2014
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2014-04-10
LIGJ
Nr. 33/2014
PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ
295 420 000 SDR-SH, QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË PËR
PROGRAMIN 36-MUJOR TË NDIHMËS (EFF)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, 84, pika 4, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet huamarrja prej 295 420 000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet mijë) SDR-sh,
që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i akordon Shqipërisë për programin 36-mujor të ndihmës (EFF) me termat,
sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar në datën 3.4.2014
ANEKSI 1
Termat e huas paraqiten si më poshtë:
Shuma e huas 295 420 000 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e katërqind e njëzet mijë) SDR.
Norma e interesit është e lidhur me normën e interesit për SDR, që aktualisht është 1,13 %. Ky interes do të
paguhet për shumën e kredisë së tërhequr dhe të pashlyer deri në masën 180 000 000 SDR (që përbën 300 % të
kuotës së anëtarësisë).
Për pjesën e huas të tërhequr dhe të pashlyer mbi shumën e mësipërme, aplikohet një interes i barabartë me
normën bazë + 200 bp. Në rastet kur shuma e kredisë së tërhequr dhe të pashlyer kalon vlerën 180 000 000 SDR për
një periudhë mbi tre vjet, norma shtesë që aplikohet mbi normën bazë të referencës rritet në 300 bp.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.