Law

ON DEPOSIT INSURANCE

Law no. 53/2014, dated 22 May 2014, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 22 December 2016.

Number
53/2014
Date of adoption
22 May 2014
Published in the Official Journal
no. 94, 20 June 2014
Enters into force
5 July 2014
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 94, datë 2014-06-20

Fletore Zyrtare nr.94, datë 20 qershor 2014

3761

LIGJ

Nr. 53/2014

PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të

Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

1. Ky ligj rregullon funksionimin e skemës së sigurimit

të depozitave në bankat, degët e bankave të huaja dhe

shoqëritë e kursim-kreditit të licencuara në Republikën e

Shqipërisë.

2. Objektivi i skemës së sigurimit të depozitave është

kompensimi i depozitave të depozituesve.

3. Në mbështetje të objektivit kryesor, dy objektivat

dytësorë të skemës janë: të mbrojë interesat e depozituesve

dhe të kontribuojë në stabilitetin e sistemit bankar e

financiar.

Neni 2

Fusha e veprimit

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha bankat, degët e bankave

të huaja dhe shoqëritë e kursim-kreditit që pranojnë depozita

në Republikën e Shqipërisë, të cilat duhet të jenë anëtare të

skemës së sigurimit të depozitave.

2. Përfshirja e subjekteve të një natyre tjetër juridike në

skemën e sigurimit të depozitave bëhet me ligj të veçantë,

sipas propozimit të Agjencisë, dhe vetëm për qëllime të

ruajtjes të stabilitetit financiar në Republikën e Shqipërisë,

duke administruar rrezikun moral dhe shtesën e fondeve të

Agjencisë.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 14 April 2016 · 39/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”
  2. 22 December 2016 · 132/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 53/2014, “PËR SIGURIMIN E DEPOZITAVE”, TË Ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.