ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 9572, DATED 3.7.2006, “ON THE FINANCIAL SUPERVISION AUTHORITY”
Law no. 54/2014, dated 29 May 2014, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 54/2014
- Date of adoption
- 29 May 2014
- Published in the Official Journal
- no. 101, 2 July 2014
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 101, datë 2014-07-02
LIGJ
Nr. 54/2014
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9572, DATË 3.7.2006, “PËR
AUTORITETIN E MBIKËQYRJES FINANCIARE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:
“Autoriteti është person juridik, publik, me qendër në Tiranë. Autoriteti është i pavarur në ushtrimin e
kompetencave të përcaktuara në këtë ligj ose në legjislacionin në fuqi dhe nuk lejohet ndërhyrja në veprimtarinë e
tij, e cila mund të cenojë pavarësinë e Autoritetit.”.
2. Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Autoriteti ka të drejtë të nxjerrë akte, që janë rregulloret, rregullat, udhëzimet, manualet apo metodologjitë e
miratuara nga Bordi i Autoritetit, në zbatim të kompetencave të parashikuara në këtë ligj apo në legjislacionin
përkatës në fuqi, për përmbushjen e funksioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse, si dhe për organizimin dhe
funksionimin e Autoritetit.”.
Neni 2
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Bordi i Autoritetit
Organi vendimmarrës i Autoritetit është Bordi, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët, një kryetar, një drejtor i
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.