ON THE POWERS AND AUTHORITIES OF COMMAND AND CONTROL OF THE ARMED FORCES OF THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 64/2014, dated 26 June 2014, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 3 July 2025.
- Number
- 64/2014
- Date of adoption
- 26 June 2014
- Published in the Official Journal
- no. 116, 30 July 2014
- Enters into force
- 14 August 2014
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2014-07-30
LIGJ
Nr. 64/2014
PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 169, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
a) përcaktimin e pushteteve e të kufizimeve të tyre, të autoriteteve, përgjegjësive, roleve dhe funksioneve të institucioneve dhe organeve të përfshira në sigurimin e mbrojtjes kombëtare të Republikës së Shqipërisë;
b) zbatimin e parimit demokratik të kontrollit dhe drejtimit civil mbi Forcat e Armatosura;
c) përcaktimin e përgjegjësisë strategjike dhe operacionale për drejtimin e komandimin e Forcave të Armatosura në kohë paqeje ose në rastet kur vendosen masa të jashtëzakonshme;
ç) paraqitjen e qartë të zinxhirit të drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në kohë paqeje ose në rastet kur vendosen masa të jashtëzakonshme.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për fushën e veprimtarisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Neni 4
Subjektet
Subjekte të këtij ligji janë pushtetet dhe autoritetet e përmendura në nenin 7 të këtij ligji.
Neni 5
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 23 September 2015 · 98/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
- 3 July 2025 · 54/2025 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.