Law

ON INCLUSION AND ACCESSIBILITY FOR PERSONS WITH DISABILITIES

Law no. 93/2014, dated 24 July 2014, issued by Assembly of Albania.

Number
93/2014
Date of adoption
24 July 2014
Published in the Official Journal
no. 135, 28 August 2014
Enters into force
12 September 2014
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2014-08-28

LIGJ

Nr. 93/2014

PËR PËRFSHIRJEN DHE AKSESUESHMËRINË E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji janë:

a) përcaktimi i të drejtave thelbësore që lidhen me përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara, me qëllim garantimin e mundësive të barabarta për të gjithë këta persona në kushte të barabarta me të tjerët;

b) përcaktimet për garantimin e jetesës së pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara që zgjedhin të jetojnë në mënyrë të pavarur, duke rritur në maksimum autonominë e tyre dhe vendimmarrjen e pavarur, me synimin për të garantuar jetën në komunitet në kushte të barabarta me të tjerët;

c) përcaktimet për mënyrën e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, nevojave për mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe mënyrat se si do të sigurohet kjo mbështetje.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) të garantojë nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në të gjitha sferat e shoqërisë, në kushte të barabarta me të tjerët, duke mundësuar autonominë dhe jetesën e pavarur për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, nëpërmjet ofrimit të ndihmës e të mbështetjes;

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.