Law

CUSTOMS CODE OF THE REPUBLIC OF ALBANIA

Law no. 102/2014, dated 31 July 2014, issued by Assembly of Albania.

Number
102/2014
Date of adoption
31 July 2014
Published in the Official Journal
no. 134, 22 August 2014
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 134, datë 2014-08-22

Fletore Zyrtare nr.134, datë 22 gusht 2014

6081

LIGJ

Nr. 102/2014

KODI DOGANOR I REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË1

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika

1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

TITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME, ORGANIZIMI DHE

KOMPETENCAT E ADMINISTRATËS DOGANORE

KREU I

FUSHA E ZBATIMIT, MISIONI DHE PËRKUFIZIME

Neni 1

Objekti dhe fusha e zbatimit

Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë, në

vijim Kodi, vendos rregullat dhe procedurat e

përgjithshme të zbatueshme për mallrat që hyjnë në/ose

që dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë,

si dhe statusin, kompetencat e organizimin e personelit të

administratës doganore.

Kodi zbatohet në mënyrë uniforme në të gjithë

territorin doganor të Republikës së Shqipërisë pa cenuar

marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare, si dhe

legjislacionin shqiptar në fuqi.

Neni 2

Misioni i autoriteteve doganore

1. Autoritetet doganore kanë si përgjegjësi

kryesore mbikëqyrjen e tregtisë ndërkombëtare të

Republikës së Shqipërisë, duke kontribuar për tregtinë e

hapur e të drejtë në zbatim të politikave tregtare dhe atyre

të sektorëve të tjerë të ekonomisë shqiptare, që ndikojnë

në tregti dhe në sigurinë e të gjithë zinxhirit tregtar.

Autoritetet doganore duhet të marrin masat, me anë të të

cilave synohet, në veçanti:

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.