ON AN AMENDMENT TO LAW NO. 9876, DATED 14.2.2008, “ON THE PRODUCTION, TRANSPORT AND TRADE OF BIOFUELS AND OTHER RENEWABLE FUELS FOR TRANSPORT”, AS AMENDED
Law no. 143/2014, dated 23 October 2014, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 143/2014
- Date of adoption
- 23 October 2014
- Published in the Official Journal
- no. 175, 18 November 2014
- Enters into force
- 3 December 2014
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 175, datë 2014-11-18
LIGJ
Nr. 143/2014
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9876, DATË 14.2.2008, “PËR PRODHIMIN,
TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE
TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 9876, datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transporti min dhe tregtimin e
biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, të ndryshuar, neni 10,
“Regjimi tatimor”, riformulohet si më poshtë:
“Neni 10
Regjimi tatimor
1. Biokarburantet që përdoren në sektorin e transportit, që prodhohen në Republikën e
Shqipërisë nga njësitë për prodhimin e biokarburanteve, sipas përcaktimit të nenit 5, të këtij ligji, si
dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e tyre u nënshtrohen një trajtimi të veçantë fiskal, që i
bën ato të konkurrueshme në treg.
Në periudhën nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në vitin 2018, niveli i akcizës për
këto produkte do të jetë zero.
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore për përcaktimin e
procedurave dhe të dokumentacionit të domosdoshëm, që duhet të plotësojnë subjektet, për të
përfituar këto lehtësi, sikurse përcaktohet në pikën 1 të këtij neni.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.