Për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin për Negociimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e Spitalit të Fierit
Normative act no. 2/2021, dated 13 January 2021, issued by Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Number
- 2/2021
- Date of adoption
- 13 January 2021
- Published in the Official Journal
- no. 9, 19 January 2021
- Enters into force
- 19 January 2021
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2021-01-19
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 13.1.2021
PËR AUTORIZIMIN E AGJENCISË SHTETËRORE PËR SHPRONËSIMIN
PËR NEGOCIIMIN E AFATIT TË SHPRONËSIMIT TË PRONARËVE TË
PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, TË NEVOJSHME PËR
NDËRTIMIN E SPITALIT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit Infrastrukturës dhe
Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Autorizimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin që të negociojë dhe të nënshkruajë
marrëveshje me pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që do të shpronësohen për
ndërtimin e spitalit të Fierit.
Neni 2
Marrëveshja përcakton të drejtën e përdorimit menjëherë të pasurisë së paluajtshme, pronë
private, para përfundimit të procedurës së shpronësimit.
Neni 3
Çdo pronar shpronësohet në përputhje me çmimin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi.
Neni 4
Nënshkrimi
i marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij akti normativ, nuk pengon
pronarët për kundërshtimin në rrugë gjyqësore të çmimit të shpronësimit.
Neni 5
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
1
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.