On the Processing of Travel Information in the Republic of Albania
Law no. 38/2025, dated 26 June 2025, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 38/2025
- Date of adoption
- 26 June 2025
- Published in the Official Journal
- no. 122, 10 July 2025
- Enters into force
- 25 July 2025
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2025-07-10
LIGJ
Nr. 38/2025
PËR PËRPUNIMIN E INFORMACIONIT TË UDHËTIMIT
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat e transmetimit, përpunimit e të përdorimit të të dhënave të udhëtimit për
të gjithë transportuesit e pasagjerëve dhe të ngarkesave me karakter ndërkombëtar në Republikën e
Shqipërisë. Të dhënat e udhëtimit do të transmetohen, do të përpunohen dhe do të përdoren vetëm nga
një autoritet që ky ligj e cakton si pikën e vetme të marrjes, mbledhjes, analizimit, përpunimit, shkëmbimit
dhe përdorimit të informacionit të udhëtimit për qëllimet e përcaktuara në këtë ligj.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është rritja e sigurisë kombëtare, duke synuar rritjen e sigurisë së qytetarëve
nëpërmjet përpunimit të të dhënave të udhëtimit dhe të informacionit inteligjent nga një strukturë e
unifikuar.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Autoritet kombëtar mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale” është institucioni i pavarur
në Republikën e Shqipërisë, i emërtuar Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale.
2. “Autoritete kompetente” janë institucione të administratës shtetërore, të cilat kanë në strukturat e
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.