ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 87/2025, “ON THE BUDGET FOR 2026”
Normative act no. 2/2026, dated 30 June 2026, issued by Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Number
- 2/2026
- Date of adoption
- 30 June 2026
- Published in the Official Journal
- no. 141, 2 July 2026
- Enters into force
- 2 July 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 141, datë 2026-07-02
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 30.6.2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 87/2025,
“PËR BUXHETIN E VITIT 2026”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Nenet 1, 2 e 3 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Neni l
Buxheti
Buxheti për vitin 2026 është:
Të ardhurat | 843 110 milionë lekë;
Shpenzimet | 906 817 milionë lekë;
Deficiti | 63 707 milionë lekë.
Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit
Buxheti i shtetit për vitin 2026 është:
Të ardhurat | 583 280 milionë lekë;
Shpenzimet | 646 987 milionë lekë;
Deficiti | 63 707 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor
Buxheti vendor për vitin 2026 është:
Të ardhurat | 111 971 milionë lekë
nga të cilat: |
- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 27 904 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 19 415 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale (grant performance) | 200 milionë lekë;
- të ardhura të tjera | 64 452 milionë lekë;
Shpenzimet | 111 971 milionë lekë.”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Paragrafi i parë, i pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Sigurimi i detyrueshëm, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.