Normative act

Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar

Normative act no. 4/2024, dated 27 November 2024, issued by Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Number
4/2024
Date of adoption
27 November 2024
Published in the Official Journal
no. 201, 27 November 2024
Enters into force
27 November 2024
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 201, datë 2024-11-27

AKT NORMATIV

Nr. 4, datë 27.11.2024

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË

ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas pikёs 5, tё nenit 69, “Dispozita kalimtare”, tё ligjit nr. 29/2023, “Pёr tatimin mbi tё

ardhurat”, tё ndryshuar, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje:

“6. Parapagimet/këstet e paguara apo të gjeneruara në zbatim të nenit 63, të këtij ligji, nga të

vetëpunësuarit, si dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, të cilat furnizojnë

shërbime profesionale sipas përcaktimeve të pikёs 1, të nenit 4, dhe tabelës analitike nr. 2, të

vendimit nr. 753, datë 20.12.2023, tё Kёshillit tё Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.

29/2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’”, të shfuqizuar me vendimin nr. 52, datё 27.6.2024, tё

Gjykatёs Kushtetuese tё Republikёs sё Shqipёrisё, u rimbursohen tatimpaguesve apo u fshihen

nga administrata tatimore, brenda datës 30 dhjetor 2024.

Shuma e kësteve të paguara do të pasqyrohet te klasa përkatëse e të ardhurave dhe, nëpëmjet

degës së thesarit, administrata tatimore kryen rimbursimin në llogarinë bankare të tatimpaguesit.

Drejtori i përgjthshëm i Tatimeve, me akt të brendshëm, miraton rregullat procedurale për

zbatimin e kësaj pike.”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.