On the National Register of Convicted Sex Offenders
Law no. 62/2022, dated 21 July 2022, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 62/2022
- Date of adoption
- 21 July 2022
- Published in the Official Journal
- no. 114, 12 August 2022
- Enters into force
- 12 February 2023
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2022-08-12
LIGJ
Nr. 62/2022
PËR REGJISTRIN KOMBËTAR TË TË DËNUARVE PËR KRIME SEKSUALE
Në mbështetje të neneve 54, 78, 81 dhe 83 , pika 1, të Kushtetutës, me nismën e më shumë se
20 mijë zgjedhësve, si dhe të një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj ka si objekt:
1. Përcaktimin e parimeve , rregullave dhe procedurave në bazë të të cilave ndërmerret krijimi
dhe funksionimi i Regjistrit Kombëtar i të Dënuarve për Krime Seksuale.
2. Përcaktimin e autoriteteve përgjegjëse për administrimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit në
nivel qendror dhe vendor dhe detyrat e tyre përkatëse.
3. Sigurimin e monitorimit të procesit të regjistrimit të të dënuarve për krime seksuale.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
1. Parandalimin e ngacmimit, dhunës, abuzimit apo shfrytëzimit seksual të çdo individi që jeton
në Republikën e Shqipërisë.
2. Përcaktimin e rregullave për ngritjen dhe funksionimin e Regjistrit Kombëtar të të Dënuarve
për Krime Seksuale.
3. Caktimin e përgjegjësive për autoritetet përgjegjëse, autoritetet e tjera dhe çdo institucion apo
organizata publike ose private, që punojnë për fëmijët ose viktimat e dhunës seksuale.
4. Marrjen e masa ve për evidentimin e plotë në Regjistër të të gjithë të dënuarve për krime
seksuale.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.