ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 9632, DATED 30.10.2006, “ON THE LOCAL TAX SYSTEM”, AS AMENDED.
Law no. 142/2015, dated 17 December 2015, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 142/2015
- Date of adoption
- 17 December 2015
- Published in the Official Journal
- no. 252, 31 December 2015
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 252, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 142/2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3, të
Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në përmbajtje të ligjit hiqen fjalët “komuna” dhe “këshilli i komunës”.
Neni 2
Në nenin 3 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:
“7. “Truall” është një sipërfaqe toke, jobujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të
ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi
të.”.
Neni 3
Në nenin 4, pika 6 riformulohet si më poshtë:
“6. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkive dhe organeve tatimore të pushtetit qendror,
për çështje që kanë të bëjnë me kompetencën e juridiksionit mbi taksën vendore, bëhet me mirëkuptim.
Në të kundërt, palët i drejtohen gjykatës.”.
Neni 4
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi
tokën bujqësore dhe taksa mbi truallin.”.
2. Pika 7 “Taksa për zënien e hapësirave publike”, shfuqizohet.
Neni 5
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.