ON CERTAIN ADDITIONS AND AMENDMENTS TO LAW NO. 10 383, DATED 24.2.2011, “ON MANDATORY HEALTH CARE INSURANCE IN THE REPUBLIC OF ALBANIA”, AS AMENDED.
Law no. 145/2015, dated 17 December 2015, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 145/2015
- Date of adoption
- 17 December 2015
- Published in the Official Journal
- no. 244, 31 December 2015
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 244, datë 2015-12-31
LIGJ
Nr. 145/2015
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011,“PËR
SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSORNË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 5, pika 1, bëhen këto shtesa:
1. Në shkronjën “b”, pas fjalëve “personat e vetëpunësuar” shtohen fjalët “me përjashtim të pensionistëve
të vetëpunësuar, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm, veprimtari ekonomike profesionale, sipas nenit
7, të këtij ligji, të cilët nuk kanë detyrimin për të paguar kontribute të sigurimeve të kujdesit shëndetësor”.
2. Në shkronjën “c”, pas fjalëve “punonjësit e papaguar të familjes” shtohen fjalët “për tatimpaguesit e
përcaktuar nga Këshilli i Ministrave”.
Neni 2
Në nenin 6, pika 1, pas fjalëve “dhe punonjësit e papaguar të familjes” shtohen fjalët “për tatimpaguesit e
përcaktuar nga Këshilli i Ministrave”.
Neni 3
Në nenin 7, “Baza për llogaritjen e kontributeve”, pas pikës 3 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.