ON THE IDENTIFICATION AND REGISTRATION OF THE ADDRESS OF ALBANIAN CITIZENS RESIDING ABROAD
Law no. 14/2016, dated 18 February 2016, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 14/2016
- Date of adoption
- 18 February 2016
- Published in the Official Journal
- no. 37, 9 March 2016
- Enters into force
- 24 March 2016
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2016-03-09
LIGJ
Nr. 14/2016
PËR IDENTIFIKIMIN DHE REGJISTRIMIN E ADRESËS SË SHTETASVE
SHQIPTARË QË JETOJNË JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është identifikimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, që jetojnë
jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Ky ligj zbatohet për shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se
gjashtë muaj, në një vit kalendarik.
2. Nuk janë subjekte të këtij ligji personeli i ngarkuar me detyra shtetërore dhe familjarët e tyre.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Programi i regjistrimit të adresës” është pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes
Civile, i cili përmban të dhëna për shtetasit shqiptarë, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së
Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se
gjashtë muaj, në një vit kalendarik.
2. “Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile” është dokumenti sipas përkufizimit të bërë në pikën 1,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.