ON THE PREVENTION AND CONTROL OF INFECTIOUS DISEASES AND INFECTIOUS INFECTIONS
Law no. 15/2016, dated 10 March 2016, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 16 April 2020.
- Number
- 15/2016
- Date of adoption
- 10 March 2016
- Published in the Official Journal
- no. 46, 29 March 2016
- Enters into force
- 13 April 2016
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2016-03-29
LIGJ
Nr. 15/2016
PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e popullatës nga infeksionet dhe sëmundjet infektive, duke përcaktuar rregullat dhe aktivitetet për zbulimin në kohë, evidentimin, parandalimin dhe kontrollin e tyre, për eliminimin dhe zhdukjen e sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë nga këto sëmundje.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton përgjegjësitë dhe rolin e shërbimeve shëndetësore, shërbimeve të shëndetit publik, si dhe aktorëve të tjerë të të gjitha niveleve, publike e jopublike, në marrjen e masave për parandalimin, kontrollin, trajtimin, monitorimin, sigurimin e financimit dhe ndarjen e përgjegjësive për sëmundjet infektive dhe ngjarjet me rëndësi për shëndetin publik.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Agjent infektues” është çdo mikro-organizëm, si viruset, prionet, bakteriet, parazitët dhe myqet, që shkaktojnë sëmundjet infektive te strehuesi.
2. “Alert” është sistemi i mbikëqyrjes, i bazuar në një ose dy shenja të sëmundjes.
3. “Barrë e sëmundjes” është pesha që zë një sëmundje infektive në popullatë, përfshirë pasojat shëndetësore, koston social-ekonomike dhe shpenzimet shëndetësore.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 16 April 2020 · 23/2020 · “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 11.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive””
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.