ON SOCIAL ENTERPRISES IN THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 65/2016, dated 9 June 2016, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 65/2016
- Date of adoption
- 9 June 2016
- Published in the Official Journal
- no. 118, 24 April 2016
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2016-04-24
LIGJ
Nr. 65/2016
PËR NDËRMARRJET SOCIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon organizimin dhe funksio -nimin e ndërmarrjeve sociale dhe përcakton
kushtet e kriteret që një subjekt duhet të plotësojë që të përfitojë statusin e ndërmarrjes sociale.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim të rregullojë veprimtarinë e ndërmarrjeve sociale, me qëllim mbrojtjen dhe
përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël, nëpërmjet:
a) punësimit, në kuadër të njohjes së të drejtës themelore të individit për të pasur burime të
mjaftueshme jetese, në përputhje me dinjitetin njerëzor;
b) ofrimit të mundësive të punësimit për personat, të cilëve mosha, shëndeti dhe gjendja
familjare nuk u lejon një disponueshmëri aktive në tregun e punës;
c) ofrimit të mallrave dhe shërbimeve në forma të larmishme dhe me cilësi të mirë, duk e
siguruar mundësi të përshtatshme dhe të arritshme për individët me nevoja të veçanta, si dhe duke
shënuar një hap thelbësor drejt barazisë gjinore, pasi këto shërbime lehtësojnë pjesëmarrjen e grave
në tregun e punës;
ç) integrimit ekonomik e social të grupeve në nevojë, duke nxitur frymën e përgjegjshmërisë,
solidaritetit dhe kohezionit shoqëror në komu-nitet.
Neni 3
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.