ON THE DEVELOPMENT OF HIGH-SPEED ELECTRONIC COMMUNICATION NETWORKS AND ENSURING THE RIGHT OF PASSAGE
Law no. 120/2016, dated 24 November 2016, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 120/2016
- Date of adoption
- 24 November 2016
- Published in the Official Journal
- no. 236, 7 December 2016
- Enters into force
- 22 December 2016
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 236, datë 2016-12-07
LIGJ
Nr. 120/2016
PËR ZHVILLIMIN E RRJETEVE TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE TË
SHPEJTËSISË SË LARTË DHE SIGURIMIN E SË DREJTËS SË KALIMIT1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
1. Ky ligj ka për qëllim të lehtësojë e nxisë ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të
shpejtësisë së lartë, duke promovuar përdorimin e përbashkët të infrastrukturës fizike ekzistuese dhe një
zhvillim më efikas të infrastrukturës fizike të re, nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve të shpejtësisë së lartë me
kosto më të ulët , reduktimit të procedurave, si dhe sigurimit të së drejtës së kalimit për ndërtimin e
rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë.
2. Ky ligj përcakton kërkesat minimale në lidhje me punimet civile dhe infrastrukturën fizike, me
qëllim harmonizimin e aspekteve ligjore e rregullatore dhe të procedurave administrative në këto fusha.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për sipërmarrësit që veprojnë në fushën e komunikimeve elektronike, me
qëllim ndërtimin e rrjetit të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, si dhe për operatorët e
rrjeteve që ofrojnë infrastrukturë fizike, kapacitete në rrjetet e tyre të komunikimit të shpejtësisë së lartë,
sipas përcaktimeve të këtij ligji.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.