ON BANK RECAPITALISATION AND EXTRAORDINARY INTERVENTION IN BANKS IN THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 133/2016, dated 22 December 2016, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 133/2016
- Date of adoption
- 22 December 2016
- Published in the Official Journal
- no. 263, 31 December 2016
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 263, datë 2016-12-31
LIGJ
Nr. 133/2016
PËR RIMËKËMBJEN DHE NDËRHYRJEN E JASHTËZAKONSHME NË BANKA, NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
SEKSIONI 1
OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është:
a) përcaktimi i rregullave, i procedurave dhe i instrumenteve për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e
jashtëzakonshme në banka dhe degët e bankave të huaja;
b) përcaktimi i kompetencave dhe i detyrave të autoritetit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe të
autoritetit mbikëqyrës;
c) krijimi, financimi dhe përdorimi i fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, si dhe administrimi i tij.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në
banka dhe degët e bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Subjektet
Subjekte të këtij ligji janë bankat dhe degët e bankave të huaja, të licencuara nga Banka e Shqipërisë,
sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Administrator” janë anëtarët e organeve të administrimit të bankës.
2. “Aksionarët” janë personat, të cilët zotërojnë aksionet ose instrumente të tjera të pronësisë.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.