PËR DËRGIMIN E NJË TOGE MJEKËSORE, TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KABUL, AFGANISTAN
Normative act no. 4/2009, dated 27 September 2009, issued by Ministria e Mbrojtjes.
- Number
- 4/2009
- Date of adoption
- 27 September 2009
- Published in the Official Journal
- no. 143, 8 October 2009
- Enters into force
- 8 October 2009
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2009-10-08
6483
AKT NORMATIV
Nr.4, datë 24.9.2009
PËR DËRGIMIN E NJË TOGE MJEKËSORE, TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KABUL, AFGANISTAN
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Mini strit të Mbrojtjes,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dërgimin e një toge mjekësore, prej 20 (njëzet) vetash, të Forc ave të Armatosura të
Republikës së Shqipërisë, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, në Kabul,
Afganistan.
Neni 2
Misioni i autorizuar i togës mjekësore të Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë do të jetë mbështetja mjekësore, në operacionin ISAF të forcave pjesëmarrëse, nën
komandën e zonës së Kabulit, përgjegjësi e palës turke.
Neni 3
Toga mjekësore do të veprojë në përbërje të njësisë speciale shëndetësore të Kamp
Dogan Rol-2 dhe do të kryejë këto detyra:
a) Mbështetje mjekësore të forcave pjesëmarrëse në operacion, nën komandën turke, në
Kabul, Afganistan.
b) Mbështetje mjekësore të strukturave të bashkëpunimit civilo- ushtarak (CIMIC), që do
të dalin në terren në ndihmë të popullsisë civile, vendore, për skanimin shëndetësor të zonës,
brenda rajonit të Kabulit.
Neni 4
Kohëzgjatja e misionit të togës mjekësore do të jetë 1 (një) vit.
Neni 5
Ushtarakët, që do të marrin pjesë në këtë mision, për çdo ditë qëndrimi, veç pagës
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.