Law

ON AN AMENDMENT TO LAW NO. 171/2014, “ON THE COMPLETION OF PROCEDURES FOR TRANSFERRING AGRICULTURAL LAND OF FORMER AGRICULTURAL ENTERPRISES INTO OWNERSHIP OF BENEFICIARIES”, AS AMENDED

Law no. 102/2017, dated 30 November 2017, issued by Assembly of Albania.

Number
102/2017
Date of adoption
30 November 2017
Published in the Official Journal
no. 222, 19 December 2017
Enters into force
3 January 2018
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19

LIGJ

Nr. 102/2017

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 171/2014, “PËR PËRFUNDIMIN E

PROCEDURAVE TË KALIMIT TË TOKËS BUJQËSORE TË ISH-NDËRMARRJEVE

BUJQËSORE NË PRONËSI TË PËRFITUESVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 171/2014, “Për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish-

ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, bëhet ky ndryshim:

Neni 1

Në nenin 6, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Afati për përfundimin e procedurave të kalimit të tokës bujqësore të ish -ndërmarrjeve

bujqësore në pronësi të përfituesve mbyllet në datën 31 dhjetor 2018.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 30.11.2017

Shpallur me dekretin nr. 10683, datë 15.12.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.