Për disa ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar
Normative act no. 3/2010, dated 8 July 2010, issued by Kryeministri.
- Number
- 3/2010
- Date of adoption
- 8 July 2010
- Published in the Official Journal
- no. 92, 20 July 2010
- Enters into force
- 20 July 2010
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2010-07-20
AKT NORMATIV
Nr.3, datë 8.7.2010
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9643, DATË 20.11.2006 “PËR PROKURIMIN
PUBLIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, bëhen
ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në pikën 2 të nenit 13, bëhen këto ndryshime:
1.Shkronja “g” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“g) Monitoron mbarëvajtjen e sistemit të prokurimit publik nëpërmjet inf ormacioneve të
marra nga raportet periodike të autoriteteve kontraktore, si dhe nga raportet e organit qendror
blerës apo Avokatit të Prokurimeve. Procedurat e monitorimit miratohen me vendim të Këshillit
të Ministrave.”.
2.Shkronjat “gj” dhe “h” shfuqizohen.
Neni 2
Nenet 65 dhe 66 shfuqizohen.
Neni 3
Në shkronjën “b” të pikës 1 të nenit 71, fjalët “…si dhe kërkon mbështetje në
vendimmarrje për trajtimin e ankesave apo për dhënien e masave administrative ndaj personave
përgjegjës…”, shfuqizohen.
Neni 4
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.