ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 9632, DATED 30.10.2006, “ON THE LOCAL TAX SYSTEM”, AS AMENDED
Law no. 106/2017, dated 30 November 2017, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 106/2017
- Date of adoption
- 30 November 2017
- Published in the Official Journal
- no. 222, 19 December 2017
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19
LIGJ
Nr. 106/2017
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3, të
Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. “Pasuri e paluajtshme” janë trualli, toka bujqësore dhe ndërtesat mbi dhe nën tokë, sipas
përcaktimit të Kodit Civil dhe legjislacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.”.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1 me këtë përmbajtje:
“2.1. “Kadastra Fiskale” është regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurisë së
paluajtshme që shërben për qëllime të administrimit të taksës mbi pasurinë e paluajtshme.”.
3. Pika 7 shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 4, pas pikës 8 shtohet pika 9 me këtë përmbajtje:
“9. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë është person juridik publik, buxhetor, në
varësi të ministrit përgjegjës për financat. Struktura dhe organika miratohen me urdhër të
Kryeministrit.
Këshilli i Ministrave miraton rregullat për organizimin dhe funksionimin e saj.”.
Neni 3
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 7
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.