ON CERTAIN AMENDMENTS TO LAW NO. 9975, DATED 28.7.2008, “ON NATIONAL TAXES”, AS AMENDED
Law no. 104/2017, dated 30 November 2017, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 104/2017
- Date of adoption
- 30 November 2017
- Published in the Official Journal
- no. 222, 19 December 2017
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 222, datë 2017-12-19
LIGJ
Nr. 104/2017
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008, “PËR TAKSAT
KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, pika 5, fjalët “autovetura deri në 4+1” zëvendësohen me fjalët
“autovetura deri në 6+1”.
Neni 2
Në nenin 11, pika 1, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) tarifa për veprime e shërbime të administratës së Ministrisë së Drejtësisë, prokurorisë dhe
noterisë;”.
Neni 3
Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2018, me përjashtim të nenit
2, që hyn në fuqi më 1 qershor 2018.
Miratuar në datën 30.11.2017
Shpallur me dekretin nr. 10685, datë 15.12.2017, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.