ON THE ESTABLISHMENT OF THE NATIONAL DIASPORA AGENCY
Law no. 115/2017, dated 18 December 2017, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 25 January 2024.
- Number
- 115/2017
- Date of adoption
- 18 December 2017
- Published in the Official Journal
- no. 232, 28 December 2017
- Enters into force
- 12 January 2018
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 232, datë 2017-12-28
LIGJ
Nr. 115/2017
PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton krijimin, misionin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të
Diasporës.
Neni 2
Misioni
Agjencia Kombëtare e Diasporës ka për mision zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit
institucional me diasporën, nëpërmjet:
a) përmirësimit të pozitës së diasporës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj, aty ku
gjendet;
b) ofrimit të ndihmës për ruajtjen e gjuhës dhe trashëgimisë kulturore kombëtare;
c) nxitjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet vendit të origjinës dhe diasporës;
ç) bashkëpunimit për prosperitetin, paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror të të
gjithë kombit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Agjencia Kombëtare e Diasporës”, në vijim “Agjencia”, është organi shtetëror përgjegjës për
marrëdhëniet me diasporën.
2. “Diaspora” përfshin:
a) komunitetet e hershme shqiptare në botë;
b) çdo person i lindur në Shqipëri, që banon në mënyrë të përhershme jashtë kufijve të saj;
c) çdo person, me origjinë shqiptare, i lindur dhe që banon në mënyrë të përhershme jashtë
kufijve të Shqipërisë.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 16 March 2021 · 35/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”
- 25 January 2024 · 7/2024 · Për shfuqizimin e ligjit nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”, të ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.