ON AN ADDITION TO LAW NO. 7514, DATED 30.9.1991, “ON INNOCENCE, AMNESTY AND REHABILITATION OF FORMER CONVICTS AND POLITICALLY PERSECUTED PERSONS”, AS AMENDED
Law no. 24/2018, dated 10 May 2018, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 24/2018
- Date of adoption
- 10 May 2018
- Published in the Official Journal
- no. 79, 30 May 2018
- Enters into force
- 14 June 2018
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2018-05-30
LIGJ
Nr. 24/2018
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7514, DATË 30.9.1991, “PËR PAFAJËSINË,
AMNISTINË DHE REHABILITIMIN E ISH-TË DËNUARVE DHE
TË PËRNDJEKURVE POLITIKË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pas paragrafit të fundit të shkronjës “a”, të nenit 5, të ligjit nr. 7514, datë 30.9.1991, “Për
pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, të ndryshuar,
shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Koha e vuajtjes së dënimit të ish të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në minierë në
nëntokë, për efekt pensioni, njihet si punë e kryer në minierë në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i
periudhës së qëndrimit në këto burgje. Paga llogari tet sa paga e punës në minierë në nëntokë, sipas
legjislacionit përkatës. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në
nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme, pas konfirmimit nga Ministria e Drejtësisë.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 10.5.2018
Shpallur me dekretin nr. 10785, datë 17.5.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.