ON THE ACCESSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO THE LOCARNO AGREEMENT “ON ESTABLISHING AN INTERNATIONAL CLASSIFICATION FOR INDUSTRIAL DESIGNS”
Law no. 33/2018, dated 7 June 2018, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 33/2018
- Date of adoption
- 7 June 2018
- Published in the Official Journal
- no. 97, 2 July 2018
- Enters into force
- 17 July 2018
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2018-07-02
LIGJ
Nr. 33/2018
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E LOKARNOS “PËR PËRCAKTIMIN E NJË KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR PËR DISENJOT INDUSTRIALE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen e Lokarnos “Për përcaktimin e një klasifikimi ndërkombëtar për disenjot industriale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 7.6.2018
Shpallur me dekretin nr. 10814, datë 25.6.2018 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
MARRËVESHJA E LOKARNOS
PËR PËRCAKTIMIN E NJË KLASIFIKIMI NDËRKOMBËTAR PËR DIZENJOT INDUSTRIALE
E nënshkruar në Lokarno, më 8 tetor 1968
dhe e ndryshuar më 28 shtator 1979
Neni 1
Themelimi i një Unioni të Posaçëm; miratimi i një Klasifikimi Ndërkombëtar
1. Vendet ku zbatohet kjo Marrëveshje përbëjnë një Union të Posaçëm.
2. Këto vende miratojnë një klasifikim të vetëm për dizenjot industriale (në vijim i referuar si “Klasifikimi Ndërkombëtar”).
3. Klasifikimi Ndërkombëtar përbëhet nga:
i. një listë e klasave dhe e nënklasave;
ii. një listë alfabetike e mallrave ku përfshihen dizenjot industriale, me një tregues të klasave dhe nënklasave ku ato kategorizohen;
iii. shënime shpjeguese.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.