ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 8438, DATED 28.12.1998, “ON INCOME TAX”, AS AMENDED
Law no. 94/2018, dated 3 December 2018, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 94/2018
- Date of adoption
- 3 December 2018
- Published in the Official Journal
- no. 183, 21 December 2018
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 183, datë 2018-12-21
LIGJ
Nr. 94/2018
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 4, “Burimi i të ardhurave”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Shkronja “dh” ndryshohet si më poshtë:
“dh) të ardhurat nga:
i) pasuria e paluajtshme, aksesorët dhe frytet e tyre, si dhe të ardhurat që rrjedhin nga të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme që ndodhen në Republikën e Shqipërisë;
ii) të drejtat për shfrytëzimin e pasurive minerale, të drejtat për shfrytëzimin e pasurive hidrokarbure ose të drejta të tjera për shfrytëzimin e burimeve natyrore tokësore dhe ujore, përfshirë detin në Republikën e Shqipërisë, si dhe informacionit që u përket këtyre të drejtave;
Të drejtat dhe informacioni i përmendur në nënndarjet “i” dhe “ii”, më sipër, për qëllime të këtij ligji, trajtohen si pasuri e paluajtshme.”.
2. Shkronja “e” ndryshohet si më poshtë:
“e) të ardhurat nga tjetërsimi i:
i) pasurisë, të drejtave dhe informacionit të përmendur në shkronjën “dh” të këtij neni;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.