On the promotion of employment
Law no. 15/2019, dated 13 March 2019, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 22 June 2023.
- Number
- 15/2019
- Date of adoption
- 13 March 2019
- Published in the Official Journal
- no. 45, 3 April 2019
- Enters into force
- 18 April 2019
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2019-04-03
LIGJ
Nr. 15/2019
PËR NXITJEN E PUNËSIMIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat dhe mënyrën e funksionimit të sistemit publik të shërbimeve të
punësimit, të programeve aktive e pasive të tregut të punës, si dhe organet përgjegjëse për
menaxhimin e tyre, me përjashtim të rasteve kur rregullohen nga legjislacioni i posaçëm.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim rritjen e punësueshmërisë së forcave të punës, nëpërmjet ofrimit të
shërbimeve dhe programeve publike të punësimit, të vetëpunësimit dhe të kualifikimit profesional.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Aftësim dhe rehabilitim për punë për personat me aftësi të kufizuara” janë shërbimet
mbështetëse dhe asistenca për vlerësimin e aftësisë për punë të personit me aftësi të kufizuara, të
cilat ofrohen nëpërmjet:
a) informimit, këshillimit profesional, vlerësimit të aftësive profesionale dhe gjetjes së punës;
b) vlerësimit të mundësisë për aftësim, dhe hartimit të programeve përkatëse;
c) aftësimit profesional, kualifikimit plotësues, rikualifikimit me programet e mbajtjes dhe
përmirësimit të aftësive të punës deri në momentin e punësimit.
2. “Fondi” është Fondi Social i Punësimit, i krijuar sipas këtij ligji.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 22 June 2023 · 47/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.