On civil protection
Law no. 45/2019, dated 18 July 2019, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 45/2019
- Date of adoption
- 18 July 2019
- Published in the Official Journal
- no. 113, 1 August 2019
- Enters into force
- 16 August 2019
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2019-08-01
LIGJ
Nr. 45/2019
PËR MBROJTJEN CIVILE1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Ky ligj ka për qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe realizimin e mbrojtjes civile për
të garantuar mbrojtjen e jetës së njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore e
të mjedisit, nëpërmjet forcimit të sistemit të mbrojtjes civile.
2. Ky ligj rregullon funksionimin e sistemit të mbrojtjes civile, duke përcaktuar përgjegjësitë e
institucioneve dhe të strukturave të këtij sistemi, bashkëpunimin ndërkombëtar, të drejtat dhe
detyrimet e shtetasve dhe të subjekteve private, edukimin, trajnimin dhe inspektimin.
Neni 2
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:
- Direktivën e Këshillit 2008/114/KE, datë 8.12.2008, “Për identifikimin dhe përcaktimin e infrastrukturave kritike
evropiane dhe vlerësimin e nevojës për të përmirësuar mbrojtjen e tyre”. Numri CELEX 32008L0114, Fletorja Zyrtare e Bashkimit
Evropian, seria L, nr. 345/75, datë 23.12.2008, faqe 75-82.
- Direktivën 2007/60/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 23.10.2007, “Për vlerësimin dhe menaxhimin e
të përmbytjeve”, numri CELEX 32007L0060, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 288/27, datë
riskut
6.11.2007, faqe 27-34.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.