Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”.
Normative act no. 1/2015, dated 29 July 2015, issued by Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Number
- 1/2015
- Date of adoption
- 29 July 2015
- Published in the Official Journal
- no. 140, 4 August 2015
- Enters into force
- 4 August 2015
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 140, datë 2015-08-04
AKT NORMATIV
Nr. 1, datë 29.7.2015
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 160/2014, “PËR BUXHETIN E VITIT 2015”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2015 është:
Të ardhurat | 398 210 | milionë lekë;
Shpenzimet | 456 437 | milionë lekë;
Deficiti | 58 227 | milionë lekë.".
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2015 është:
Të ardhurat | 314 958 | milionë lekë;
Shpenzimet | 373 185 | milionë lekë;
Deficiti | 58 227 | milionë lekë.".
Neni 3
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2015 është:
Të ardhurat | 40 377 | milionë lekë;
Nga të cilat: | |
Transfertë nga buxheti qendror | 24 814 | milionë lekë;
Të ardhura të tjera | 15 563 | milionë lekë;
Shpenzimet | 40 377 | milionë lekë.”.
Neni 4
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2015 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej | 100 940 | milionë lekë;
Nga të cilat: | |
- kontributet | 59 118 | milionë lekë;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.