On Maritime Tourism Activities
Law no. 43/2020, dated 23 April 2020, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 43/2020
- Date of adoption
- 23 April 2020
- Published in the Official Journal
- no. 118, 24 June 2020
- Enters into force
- 9 July 2020
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 118, datë 2020-06-24
LIGJ
Nr. 43/2020
PËR AKTIVITETET E TURIZMIT DETAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, kushteve dhe kritereve për aktivitetet e
turizmit detar, i mjeteve lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, infrastrukturës së
nevojshme për ushtrimin e tyre dhe përcaktimi i përgjegjësive institucionale për këtë fushë në
Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Dispozitat e këtij ligji zbatohen për:
a) aktivitetet e turizmit detar që zhvillohen përgjatë vijës bregdetare, hapësirës detare dhe
në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë nga persona fizikë dhe juridikё, vendas e
të huaj;
b) individë, vendas apo të huaj, të cilët kryejnë lundrime për qëllime turistike dhe argëtim
me mjetet e tyre lundruese ose të marra me qira në hapësirën detare dhe në ujërat e
brendshme të Republikës së Shqipërisë;
c) mjetet lundruese vendase dhe të huaja, të cilat kërkojnë të hyjnë, tё qëndrojnë, tё
lundrojnë dhe/apo të përdorin hapësirën detare shqiptare për qëllime private apo tregtare në
fushën e aktiviteteve të turizmit detar.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Aktivitete të turizmit detar” janё veprimtaritë që ushtrohen në vijën bregdetare,
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.