On Payment Services
Law no. 55/2020, dated 30 April 2020, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 22 October 2026.
- Number
- 55/2020
- Date of adoption
- 30 April 2020
- Published in the Official Journal
- no. 123, 2 July 2020
- Enters into force
- 2 January 2021
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 123, datë 2020-07-02
LIGJ
Nr. 55/2020
PËR SHËRBIMET E PAGESAVE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
TITULLI I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i kushteve dhe i rregullave për:
a) krijimin, licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pagesave;
b) transparencën e kushteve dhe kërkesat për informim për shërbimet e pagesave;
c) të drejtat e detyrimet përkatëse të përdoruesve dhe të ofruesve të shërbimeve të pagesave lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave si një veprimtari e vazhdueshme ose aktivitet tregtar.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kuadrit ligjor për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për shërbimet e pagesave të listuara në aneksin 1, të këtij ligji, të ofruara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
2. Subjekte të këtij ligji janë ofruesit e shërbimeve të pagesave, si më poshtë:
a) bankat dhe degët e bankave të huaja, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për bankat;
b) institucionet e parasë elektronike, të licencuara sipas legjislacionit në fuqi për bankat;
c) institucionet e pagesave, që licencohen në përputhje me këtë ligj;
ç) Banka e Shqipërisë, kur nuk vepron në cilësinë e saj si autoritet monetar ose autoritete të tjera publike;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 22 October 2026 · 108/2026 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.55/2020 "Për shërbimet e pagesave"
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.