On an Amendment to Law No. 46/2018, “On State Control of International Transfers of Military Goods and Dual-Use Articles and Technologies”
Law no. 90/2020, dated 9 July 2020, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 90/2020
- Date of adoption
- 9 July 2020
- Published in the Official Journal
- no. 136, 21 July 2020
- Enters into force
- 5 August 2020
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
LIGJ
Nr. 90/2020
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 46/2018, “PËR KONTROLLIN
SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE
USHTARAKE DHE TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË
DYFISHTË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pika 1, e nenit 26, të ligjit nr. 46/2018, ndryshohet si më poshtë:
“1. Për lëshimin e licencave/autorizimeve apo të certifikatave në transferimin ndërkombëtar
të mallrave, personi fizik ose juridik paraqet kërkesën pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të
Eksporteve, me dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtim dhe për vlerësim. Këto dokumente,
të cilat i bashkëlidhen kërkesës, përmbajnë të dhëna të sakta për mallrat dhe procedurat e
transferimit ndërkombëtar të tyre, si dhe dokumentet e garancisë origjinale për këto transferta.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.7.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11555, datë 17.7.2020 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.