Normative act

Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)

Normative act no. 1/2019, dated 20 March 2019, issued by Ministria e Mbrojtjes. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 21 June 2023.

Number
1/2019
Date of adoption
20 March 2019
Published in the Official Journal
no. 37, 26 March 2019
Enters into force
26 March 2019
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2019-03-26

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 20.3.2019

PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË

SUDANIN E JUGUT (UNMISS)

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pjesëmarrjen e 2 (dy) ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në

Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS), në Republikën e Sudanit të Jugut.

Neni 2

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është mbështetja dhe

dhënia e kontributit në Shtabin Rajonal të Forcës Mbrojtëse të Organizatës së Kombeve të

Bashkuara në Juba, kryeqytet i Republikës së Sudanit të Jugut.

Neni 3

Ushtarakët, të cilët do të marrin pjesë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut

(UNMISS), për ditët e qëndrimit në këtë mision do të marrin, veç pagës mujore, edhe dietë ditore

për vështirësi shërbimi, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 4

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Erion Braçe

Acts that change it

  1. 21 June 2023 · 3/2023 · Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr. 23/2019

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.