Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar
Normative act no. 3/2019, dated 2 October 2019, issued by Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Number
- 3/2019
- Date of adoption
- 2 October 2019
- Published in the Official Journal
- no. 137, 7 October 2019
- Enters into force
- 7 October 2019
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 137, datë 2019-10-07
AKT NORMATIV
Nr. 3, datë 2.10.2019
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9632, DATË 30.10.2006, “PËR SISTEMIN E
TAKSAVE VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
Në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen
këto shtesa:
VENDOSI:
Neni 1
Pas pikës 8, të nenit 27, shtohet pika 9, me këtë përmbajtje:
“9. Përjashtohen nga pagesa e kësaj
takse investimet për rindërtimin, riparimin apo
restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive
natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile.
Kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për përjashtimin nga detyrimi për
pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas kësaj pike, përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.”.
Pas nenit 36 shtohet neni 36/1, me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 36/1
Dispozitë tranzitore
Personat që aplikojnë për t’u pajisur me leje për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e
ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e tërmetit të datës 21 shtator
2019, përjashtohen nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë.”.
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Neni 3
KRYEMINISTRI
Edi Rama
1
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.