Normative act

Për një shtesë në Aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar

Normative act no. 5/2020, dated 17 March 2020, issued by Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Number
5/2020
Date of adoption
17 March 2020
Published in the Official Journal
no. 40, 17 March 2020
Enters into force
17 March 2020
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2020-03-17

AKT NORMATIV

Nr. 5, datë 17.3.2020

PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 15.3.2020, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA

ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT

TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 5, të aktit normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,

shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1

Kontratat e pastrimit dhe të transportit publik të njësive të vetëqeverisjes vendore

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në kuadër të marrjes së masave gjatë kohëzgjatjes së

periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, me pëlqimin e operatorëve ekonomikë,

mund të bëjnë amendime të kontratave që kanë me operatorët e pastrimit dhe operatorët e

transportit publik për ofrimin e këtyre shërbimeve, sipas nevojave të diktuara nga situata

emergjente. Kontrata hyn në fuqi pas miratimit nga këshilli bashkiak përkatës. Kontrata

nënshkruhet nga titullari i autoritetit kontraktor.

Shpenzimet do të përballohen nga buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

1

2

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.